Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kënga e reperit Logic çoi në rënie të vetëvrasjeve në SHBA

Një këngë e vitit 2017 nga reperi amerikan Logic, e quajtur sipas numrit të telefonit të Linjës Kombëtare të Parandalimit të Vetëvrasjeve në SHBA - çoi në një rritje të madhe të thirrjeve në linjën e ndihmës, kanë gjetur studiuesit.

Një raport i ri për ndikimin e këngës 1-800-273-8255 vuri në dukje rritje të thirrjeve për ndihmë pas shfaqjeve të mëdha televizive të saj.

Kënga flet për dikë që po lufton me shëndetin e tij mendor.

Tekstet e tij transformohen nga një mesazh i mos dëshirës për të qenë i gjallë, në një mesazh shprese.

Këngëtarët Alessia Cara dhe Khalid gjithashtu janë pjesë e këngës.

Edhe Raportimi i vetëvrasjeve në Kosovë: Mes informimit publik dhe ruajtjes së dinjitetit njerëzor OpEd Raportimi i vetëvrasjeve në Kosovë: Mes informimit publik dhe ruajtjes së dinjitetit njerëzor

Duke shkruar në BMJ, studiuesit analizuan ndryshimet në vëllimet e thirrjeve ditore në linjën e shpëtimit të SHBA-së gjatë periudhave të vëmendjes së gjerë të publikut për këngën - pasi miliona e panë Logic duke e performuar atë në MTV Video Music Awards 2017 dhe Grammy Awards 2018.

Kënga rezultoi me rritje te njerëzit që kërkonin ndihmë, dhe një rënie të mundshme të vetëvrasjeve në SHBA që arrin në rreth 245 njerëz.

Studiuesit thonë se gjetjet e studimit mund të shërbejnë si dëshmi se mbulimi mediatik i cili fokusohet në "shpresën dhe rimëkëmbjen" në kriza mund të ndihmojë në uljen e vdekjeve nga vetëvrasjet.

Ky ndikim i mundshëm i raportimit pozitiv të medias është më pak i njohur se efekti Werther, i quajtur sipas një figure tragjike nga letërsia - ku vetëvrasjet janë vërejtur të rriten pasi të famshëm të profilit të lartë i kanë marrë jetën vetes.

Fenomeni nënkupton që organizatat mediatike këshillohen nga ekspertë të shëndetësisë që të raportojnë me ndjeshmëri rreth temës së vetëvrasjes.

Edhe Pesë mënyra për ta mbështetur dikë që përjeton mendime vetëvrasëse Lifestyle Pesë mënyra për ta mbështetur dikë që përjeton mendime vetëvrasëse

Logic tha se kënga e tij ishte frymëzuar nga fansat që i thanë atij se muzika e tij u kishte shpëtuar jetën.

Videoja muzikore për 1-800-273-8255 tregon një të ri homoseksual që lufton me ngacmimin dhe ndjenjat vetëvrasëse përpara se të thërrasë për ndihmë. Është shikuar më shumë se 430 milionë herë në YouTube që kur u publikua në gusht të vitit 2017.