Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kënga e parë “Sign of the Times” e Harry Styles tashmë rekord

Kush e kishte menduar se debutimi i Harry Styles larg One Direction, do të kishte një sukses kaq të madh, transmeton Tgcom24.

Erdhi si një ciklon në treg kënga e parë “Sign of the Times”. Kënga ia doli të arrijë në vendin e parë në 82 vende pas 8 orësh nga dalja zyrtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rekordi më i rëndësishëm u arrit në SHBA, ku iu desh vetëm 19 minuta të jetë në krye të klasifikimit, duke mundur Adele.

Harry ka ndjekur kështu gjurmët e kolegëve Zayn dhe Niall. Kënga (që të kujton shumë David Bowie) do të ketë një video që do të dalë në fund të muajit prill dhe do të jetë nisja e albumit të parë të tij si solist, që sipas burimeve duhet të bazohet në tingujt britanikë të rrokut të viteve ’70.

Për albumin Styles ka bashkëpunuar me Johnny McDaid të Snow Patrol (që ka punuar edhe me Ed Sheeran) dhe Jeff Bhasker, tashmë producent i Kanye West, Bruno Mars dhe i Rolling Stones.