Kendall Jenner, njëra prej motrave Kardashian, e cila po bënë karrierën e saj si një ndër modelet më të famshme në botë, insiston se nuk është aspak si motrat tjera.
Sipas saj, motrat e saj synojnë të vishen në atë mënyrë që të vënë në pah shumë disa pjesë intime të trupit, shkruan DailyMail, përcjell Koha.net.
21 vjeçarja së fundi ka sjell një fotosesion për revistën e njohur “Harper’s Bazaar’ që më pas ka folur edhe për medie ku ka thënë se është më e veçanta në familjen Kardashian.
“Gjithmonë kam qenë më e veçantë, jam shumë më ndryshe se ato”.
Në anën tjetër, ajo tha se pëlqen të mbaj stilin që ka, pa bërë ndërhyrje e pa i kushtuar shumë vëmendje pamjes së saj, dhe për këtë dhunti të saj, ajo thotë se e ka trashëguar nga babai.
“Mendoj që jam më shumë Jenner se sa Kardashian”, ka thënë modelja.
Edhe
Kendall Jenner beson se ka shumë shpifje rreth familjes së saj
Fotosesionin e saj të fundit ajo e ka realizuar për Harper’s Bazaar për 150 vjetorin e revistës.
{gallery}