Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kendall Jenner nderohet me “Fashion Icon of the Decade”, zgjon shumë reagime

Kendall Jenner do të nderohet me çmimin “Fashion Icon of the Decade” dhe ky lajm menjëherë ka zgjuar reagime në publik, ku shumica kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre.

Çmimi do t’i ndahet modeles në edicionin e pestë të ceremonisë “Fashion Media Awards” të cilin e organizon revista “The Daily Front Row”, transmeton emisioni Express në KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shumica e njerëzve që kanë reaguar kundër vendimit të kësaj reviste për t’ia dhuruar Jennerit këtë çmim, fokusoheshin te fakti se shpërblimi i dedikohet punës 10 vjeçare të një personaliteti, dhe e potenconin faktin se Jenner e cila është vetëm 21 vjeçare, atëkohë i bie të ketë qenë vetëm 11 vjeçe.

Po ashtu njerëzit e kanë shprehur hidhërimin e tyre për faktin që Rihanna është anashkaluar për këtë nderim, e cila sipas tyre për këto 10 vjet ka qenë ikonë e promovimit të stileve të ndryshme të modës dhe shquhet për origjinalitetin e saj.

Kendall ende nuk ka dhënë ndonjë reagim zyrtarë rreth këtij lajmi, por sigurisht se në mediat sociale është shprehur e nderuar që do ta pranoj çmimin dhe njëkohësisht titullin, “Ikonë e Modës”.