Aktori 43-vjeçar, Kenan Thompson, do të prezantojë edicionin e sivjetmë të ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve, “People’s Choice Awards”
Komediani i cili po ashtu është i nominuar në kategoritë, “Comedy TV Star” dhe “Male TV Star”, për punën e tij të mrekullueshme në emisionin “Saturday Night Live”, do ta marrë përsipër këtë rol të ri në ceremoninë e cila mbahet muajin e ardhshëm në Santa Monica, dhe është shprehur mjaft i lumtur për angazhimin e tij të ri.
“Nuk mund ta besojë se do ta kem rastin ta prezantojë ceremoninë ‘PCA’. Jam më se i bekuar që në të kaluarën kam qenë i nominuar në dy kategori dhe këtë vit jam pjesë e dy kategorive tjera për punën time në ‘SNL’. Çfarë kohë të mira për karrierën time. Urime të gjithë të nominuarve. Ne tashmë jemi fitues”, tha Thompson përmes një deklarate për media.
Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “People’s Choice Awards” do të transmetohet më 7 dhjetor në kanalet, “NBC” dhe “E!”, ndërsa producentët e ngjarjes mezi presin a shohin se çfarë doze të humorit do t’i ofrojë Kenan, këtij shou.
Jen Neal, zëvendës presidente ekzekutive e “Live Events”, “Specials & E! News” dhe “NBCUniversal Entertainment Television and Streaming”, tha: “Shkathtësia dhe përkushtimi i Kenanit për të krijuar argëtim cilësor, që ka shkaktuar të qeshura në publik për më shumë se tre dekada, e ka bërë atë një nga humoristët më të dashur të kohës sonë. Mezi presim ta mirëpresim në skenën e ‘People’s Choice Awards’ ku karizma dhe humori i tij, padyshim që do t’i kënaqin të gjithë fansat”.
Filmi ‘Fast & Furious 9” udhëheq me më së shumti nominime, tetë gjithsej, në disa prej kategorive kryesore të mbrëmjes përfshirë këtu, “Filmi i vitit 2021” dhe nominime tjera për aktorët yje të këtij projekti, si Vin Diesel, John Cena dhe Charlize Theron.
Në kategoritë për televizion, seriali “Loki” ka arritur t’i fitojë gjithsej pesë nominime, derisa komedia “Ted Lasso”, dramat “This Is Us” dhe “Grey’s Anatomy” që të gjitha garojnë në katër kategori të mbrëmjes.
Dwayne ‘The Rock’ Johnson ka arritur t’i marr tri nominime përfshirë këtu, “Ylli i filmit për vitin 2021” për rolin e tij në “Jungle Cruise”, “Ylli televiziv i vitit” për projektin “Young Rock” dhe “Ylli social i vitit 2021”.