Keanu Reeves mezi pret të rikthehet në botën e çuditshme të “The Matrix” pasi që e ka lexuar skenarin më të ri sekret dhe "ambicioz".
Ylli i filmit ishte në tapetin e kuq për premierën e filmit të motrës së tij producente Karina Miller, “Semper Fi”, në West Hollywood të martën mbrëma, kur u pyet për “Matrix 4”.
Ai nuk dha shumë detaje, por tha për “Entertainment Tonight”, "Është shumë ambicioz - siç edhe duhet të jetë".

Miller më pas u kyç për t’ua kujtuar mediave se kjo ishte nata e saj e madhe dhe vëllai Reeves ishte thjesht një mysafir, shkruan KOHA Ditore.
"Ai ka qenë gjithmonë shumë mbështetës dhe shumë mbrojtës që unë ta bëj atë që dua dhe unë gjithmonë do ta vlerësoj këtë", tha Miller.
Edhe
Keanu Reeves lavdëron punën për kthimin e “Matrix”-it
Kasti i Semper Fi, përfshirë Leighton Meester dhe Jai Courtney, iu bashkua vëllait dhe motrës në premierën e filmit, të cilin vëllai krenar Keanu e quajti "një arritje të shkëlqyeshme", duke shtuar, "është një film i mrekullueshëm".
Reeves dhe Carrie-Anne Moss i përsërisin rolet e tyre si Neo dhe Trinity në “Matrix 4”, ndërsa Lana Wachowksi, e cila e bëri regjinë e tre filmave të parë me motrën Lilly, është duke e bërë regjinë përsëri. Filmi pritet të fillojë me xhirimet në fillim të vitit 2020.