Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Katy Perry e qetë para martesës

Këngëtarja 35-vjeçare e cila do të martohet me aktorin e njohur britanik Orlando Bloom, thotë se po i merr planet rreth martesës me shumë qetësi.

Katy Perry, e cila në të kaluarën ishte e martuar me komedianin, Russell Brand, e quan veten një nuse e qetë, që është e kundërta e nuseve të tensionuara para martesës.

"Për ne ndeja e dasmës nuk ka shumë rëndësi, por bashkimi në një vend i njerëzve që do të na fajësojnë kur gjërat të dalin jashtë kontrollit. Sepse të gjitha dasmat në fillim janë të mira, por më pas bëhen më të vështira. Kështu ndodhë kur je me dikë i cili të sfidon të jesh më e mira e vetes,” ka deklaruar ajo.

Perry është një prej pop këngëtareve më fitimprurëse në botë, dhe është e vetëdijshme për statutin e një gruaje shembull, transmeton Koha.net. Ylli i muzikës mendon që e posedon një “busull të mirë morale”, falë prindërve të saj.

Për revistën “Stellar” këngëtarja ka thënë: “Të rinjtë janë shumë të ndjeshëm, njësoj sikurse unë, dhe çdo bashkëveprim mund të rezultojë në një ndjenjë, por në fund të ditës, varet se si i shfrytëzon këto ndjenja. Unë kam shumë kufizime me të rriturit, por kur ndonjë fëmijë më afrohet dhe dëshiron të fotografohet me mua apo thjeshtë të më përshëndes, unë kurrë nuk ju them jo. Jam shumë e vetëdijshme se ka gjasa t’i takojë ata vetëm një herë në jetë, dhe ndoshta mund të kem efekt të rëndësishëm në jetën e tyre.”

Perry e pranon se nganjëherë pëson luhatje në disponim, por thotë se partneri i saj 43-vjeçar, Bloom, tashmë ka pasur rast ta shohë më të mirën dhe më të keqën e personalitetit të saj.