Motrat më të popullarizuara në botë Kardashian-Jenner përsëri i kanë “ndezur” rrjetet sociale me foton në të cilën pozojnë gjysmëlakuriq. Këtë herë ato vendosën ta bëjnë një foto paksa më provokuese në të cilën Khloe (34) dhe Kourtney (39) i tregojnë prapanicat me fustane transparente, ndërsa gjysmëmotra më e re Kendall (23) pozon në një fustan të ngushtë lateks të kuq i cili mezi 'i frenon' linjat e saj të theksuara. Fansat u tallën se ato janë në “gjueti për meshkuj”...
Brenda më pak se 24 orëve, ato i mblodhën më shumë se tetë milionë pëlqime, ndërsa fansat besnikë bënë një varg komentesh, shkruan KOHA Ditore.

“Si dukeni. Bravo ju qoftë. Nuk ka si ju. Khloe është lindur përsëri pasi që u nda nga Tristani”! – janë vetëm disa nga komentet poshtë fotos.
T’ju rikujtojmë, aktualisht reality yjet më të njohura janë në qendër të skandalit. Khloe (34) është ndarë nga basketbollisti Tristan Thompson (27), pasi që mësoi se ai po e tradhtonte me Jordyn Woods, përndryshe shoqen më të mirë të gjysmë-motrës Kylie Jenner (21).

Edhe pse Thompson është kapur në disa raste duke e tradhtuar Kardashianen e famshme, por ajo ia ka falur deri më tani të gjitha. Incidenti i fundit megjithatë e “mbushi kupën”, ndërsa Khloe, sapo e kuptoi për aferën e tyre, e dëboi atë nga shtëpia e përbashkët.
Ndërkohë Kylie ish-shoqen e saj më të mirë e ka "përjashtuar" prej jetës, ndërsa sipas mediave amerikane, ajo nuk planifikon t’ia falë. Dhe jo vetëm kaq, ajo e ka "ulur" edhe çmimin e buzëkuqëve që e mbajnë emrin e saj.