Ashtu si në çdo cep tjetër të botës, Vesa Luma dhe Big Basta, të cilët jetojnë në Australi, janë karantinuar prej javësh në shtëpi. Sipas Shekullit, izolimi duket se ju ka shërbyer për t’u frymëzuar dhe prej shtëpisë së tyre dyshja e artistëve kanë realizuar një bashkëpunim të rrallë me njëri-tjetrin.
Vesa ka realizuar një cover të këngës “Holy Grail” të Jay-Z dhe Justin Timberlake dhe Big Basta i ka shtuar pjesën e rap-it, që e ka shkruar vetë. Reperi përshkruan në tekstin e tij gjithë situatën e krijuar dhe në fund jep mesazhin se e gjitha do të marrë fund, e ardhmja do të jetë më e mirë për të gjithë.
“Shpejt do të ndryshojmë dhe të lumtur do jemi/ As virusi, as sistemi nuk qe problemi por sistemi”, shprehet Big Basta në këngën e tij.
Në fund ata kanë marrë mesazhe të shumta nga fansat e tyre, të cilët janë shprehur të emocionuar nga ky duet i këngëtarëve.
-
“Cold Heart” bashkëpunimi i suksesshëm i dyshes Elton John dhe Dua Lipa
-
Rita Ora mahnit me veshjen në Sydney
-
Rita Ora ishte ndier muzikalisht e izoluar gjatë karantinës
-
Rita Ora arrin në Australi, nuk duket shumë në qejf në ballkonin e hotelit ku është karantinuar
-
Rita Ora shkon në Australi, detyrohet të karantinohet për 14 ditë