Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kapen duke u përqafuar Gomez me Bieberin

Selena dhe Justin janë kapur duke u përqafuar për herë të parë pasi që janë pajtuar.

Pasi ishin së bashku në meshën në kishë, Selena Gomez (25) dhe Justin Bieber (23) kanë pirë së bashku në një kafene. Ata janë fotografuar duke u përqafuar dhe duke u puthur, transmeton KosovaPress. Kjo ka ndodhur për herë të parë pasi që ata dy u pajtuan.

Pop yjet ishin në lidhje për katër vjet dhe ishin ndarë. U bashkuan serish në tetor të këtij viti, kur Selena u nda nga The Weekndom(27) pas dhjetë muaj qëndrimi në lidhje.

Këngëtarja së fundi mori shpërblimin Billboard për “Gruan e vitit”, ndërsa në intervistë foli për Justin dhe The Weeknd.

“Çmoj njerëzit që ndikuan në jetën time. Ndoshta më parë do të forcoja diçka që nuk është e duhur. Por, kjo nuk do të thotë se do të ndalosh të kesh ndjenja ndaj dikujt”, tha Selena.

Ajo ka folur edhe për raportet me The Weeknd.

Edhe Selena dhe Hailey pozojnë të përqafuara me njëra-tjetrën Showbiz Selena dhe Hailey pozojnë të përqafuara me njëra-tjetrën

“Kemi përfunduar si miqtë më të mirë. Sinqerisht, brengosemi për njëri-tjetrin dhe e çmoj këtë. Kjo është e pabesueshme”, tha Selena.

{gallery}