“Xhungël urbane” është titulli i albumit të parë muzikor të djemve të bendit “Jutbina”, të cilët po bëjnë përpjekje ta mbajnë gjallë frymën e rok-muzikës në Mitrovicë.
I themeluar në vitin 2013, rok-grupi mitrovicas, që përmban emër mitologjik e që i takon eposit të kreshnikëve, brenda një periudhe të shkurtër, ka arritur të triumfojë në disa festivale të njohura të rokut.