Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka shkruar librin e tij të parë me titull “Hindsight & All the Things I Can't See In Front of Me”.
“Man of the Woods” bëri të ditur përmes Twitterit se libri i tij tashmë është gati për botim.
“Kam disa lajme! Kam qenë duke punuar në këtë për një kohë dhe tani jam i lumtur që më në fund ju jap një vështrim në librin tim të parë”, tha Timberlake, transmeton ksp.
Libri është një punë e përmbledhjes së anekdotave, reflektimeve dhe vëzhgimeve në karrierën e këngëtarit.
Ai, gjithashtu, përfshin qindra imazhe të sinqerta nga arkivat e tij personale që variojnë nga vitet e tij të hershme deri në ditët e sotme, në vende të botës, si dhe jashtë skenës.
“Hindsight & All the Things I Can't See In Front of Me” do të dalë në shitje më 30 tetor të këtij viti.
Guys, I have some news! I've been working on this for a while now and I am happy to finally give you a first look at my first book, #Hindsight. I’m looking forward to sharing these pictures and stories with you. It's coming out October 30th! https://t.co/m7vBgzxviP pic.twitter.com/GrtjULtvgI
— Justin Timberlake (@jtimberlake) August 10, 2018