Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Justin Timberlake kujton bashkëpunëtoren e tij e cila vdiq nga kanceri

Ylli i njohur i muzikës, Justin Timberlake, e ka pritur rëndë vdekjen e këngëtares shoqëruese në performancat e tij, Nicole Hurst.

Artisti 40-vjeçar e shfrytëzoi rrjetin social Instagram gjatë fundjavës, për ta zbuluar lajmin se këngëtarja e tij shoqëruese me të cilin ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë, fatkeqësisht ka vdekur.

Justin tha se do t’i mungojë shumë kolegia dhe mikesha e tij, si dhe e lavdëroi Nicolen duke e quajtur një burim të vazhdueshëm të gëzimit dhe pozitivitetit.

“Zemra më është rënduar shumë. E kemi humbur një shpirt të bukur këtë javë. Nicole e mbushte me jetë çdo dhomë ku hynte. Si në skenë ashtu edhe jashtë saj, ajo ishte një burim i vazhdueshëm i gëzimit dhe pozitivitetit. Disa gjëra në jetë duken shumë të padrejta dhe ne kurrë nuk do ta kuptojmë pse ndodhin ato. Por, ajo që e di është se, ishim të bekuar të qeshnim dhe udhëtonim me të si dhe ta përjetonim buzëqeshjen e saj infektuese dhe dashurinë për një jetë të mbushur me muzikë. Nicole, nuk mjafton të them se do të më mungosh shumë. Faleminderit për dritën tënde shndritëse. Do ta bëjë të pamundurën ta mbajë atë me vete gjithmonë. Të dua motra ime”.

Në vitin 2013 Hurst ishte diagnostikuar me kancer të shkallës së dytë. Atëkohë ajo ishte vetëm 31-vjeçare. Pavarësisht se kanceri kishte eskaluar në shkallën e tretë, në vitin 2015 Nicole e bëri të ditur lajmin se i është nënshtruar mastetkomisë dhe po trajtohej nga kjo sëmundje me sukses. Por fatkeqësisht në vitin 2019, kanceri iu rikthye dhe sëmundja tashmë ishte shpërndarë në trurin e saj. Nicole vazhdoi të luftojë me guxim deri në minutat e fundit të jetës, duke iu nënshtruar disa trajtimeve të rënda.

Përveç yllit Justin Timberlake, Hurst gjatë karrierës së saj ka bashkëpunuar me një numër të madh të këngëtarëve të famshëm, si Janet Jackson, Alicia Keys, Jay-Z, Kelly Clarkson, Bruno Mars dhe të tjerë.