Justin Timberlake e ka pranuar një sfidë të re. Aktori dhe këngëtari ka pranuar të luajë në dramën e re të titulluar "Palmer", xhirimet e së cilës fillojnë në fund të vjeshtës, sipas mediave amerikane.
Regjisori i kësaj drame është Fisher Stevens, ndërsa producentë janë: Charles B. Wessler, John Penotti dhe Charlie Corwin. Produksionin do ta bëjnë Sidney Kimmel dhe Daniel Nadler.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrama “Palmer”, e shkruar nga Cheryl Guerriero, flet për ish-fenomenin e futbollit të kolegjit, i cili pas qëndrimit në burg, kthehet në qytetin e tij të lindjes për ta rikthyer jetën e tij në rrugën e duhur, shkruan KOHA Ditore. Atje, ai përballet jo vetëm me konflikte shumëvjeçare nga e kaluara e tij, por edhe me një sfidë shumë më befasuese, pasi që befas e mbështet një djalë të ri unik të braktisur nga nëna e tij.
"Justin dhe Fisher sjellin perspektivë në këtë tregim emocional. Është një tregim i kohës së duhur dhe përfundimisht argëtues në lidhje me rezistencën dhe fuqinë e mirësisë njerëzore", theksuan Penotti dhe Corwin.