Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Justin Bieber sfidon Tom Cruise në meç të UFC, përfshihet edhe Conor McGregor

Justin Bieber e sfidoi të dielën aktorin Tom Cruise që t’i bashkohej në oktagon dhe ta masin forcën në "luftën e burrave". Ky lajm i shokoi fansat e të dy yjeve, ndërsa disa tashmë kanë thënë se ky do të ishte meçi i vitit nëse mbahet.

Duke ia hedhur dorezën në fytyrë Cruiset nëpërmjet Twitterit, këngëtari 25-vjeçar shkroi se aktori hollivudian nuk do të mbijetonte nga turpi nëse nuk do ta pranonte këtë ofertë.

"Dua ta sfidoj Tom Cruisein që të luftojë në oktagon. Tom, nëse nuk e pranon këtë luftim, ke frikë dhe nuk do të mbijetosh nga turpi. Kush është i gatshëm të luftojë", shkroi Bieber.

Në tweetin e tij Justin Bieber gjithashtu e përfshiu presidentin e UFC-së, Dan White, duke kërkuar prej tij ndihmë në negocimin e luftimit, raporton Sky News.

Që e gjitha të jetë edhe më interesante, ish-kampioni i UFC, Conor McGregor, iu bashkua bisedës duke ofruar që të jetë organizator i luftimit, ndërsa më pas vendosi ta prezantojë sfidën e tij, shkruan KOHA Ditore.

Edhe Tom Cruise ngrit dyshime për ndërhyrje në fytyrë Showbiz Tom Cruise ngrit dyshime për ndërhyrje në fytyrë

"Nëse Tom Cruise është mjaft burrë që ta pranojë këtë sfidë, McGregor Sports and Entertainment do të jetë nikoqir i meçit," shkroi McGregor. Ai më pas e sfidoi aktorin Mark Wahlberg.

Ende është e paqartë se çfarë e shtyri yllin kanadez të popit që ta bëjë një hap të tillë, dhe ende nuk dihet nëse bëhet fjalë thjesht për një shaka apo një sfidë vërtet serioze.