Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Justin Bieber i acaruar me kompaninë “H&M”

Ylli kanadez, Justin Bieber, pohon se marka e veshjeve “H&M” e ka lansuar një koleksion me produkte, pa lejen e tij.

Këngëtari i famshëm po e akuzon kompaninë për shitjen e produkteve që paraqesin imazhin dhe tekstet e këngëve të tij, duke pretenduar se artikujt janë hedhur në treg pa miratimin e tij.

“Unë nuk e kam miratuar asnjë produkt të koleksionit që ata e kanë vendosur në shitje në dyqanet e ‘H&M’. Gjithçka është bërë pa lejen dhe miratimin tim. Sikur të isha në vendin tuaj, nuk do t’i blija këto produkte. Koleksioni i tyre është bërllok dhe unë ju bëjë thirrje ta bojkotoni atë”, deklaroi Bieber përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në reagimin e tij, Justin i referohej artikujve të vendosura në faqen e internetit të kompanisë “H&M”. Portali “Billboard” i ka kontaktuar ata për të komentuar rreth akuzave të Bieberit.

“Ashtu si me të gjitha produktet dhe partneritetet e tjera të licencuara, ‘H&M’ i ndoqi procedurat e duhura të miratimit”, deklaroi një përfaqësues i kompanisë përmes një emaili të dërguar të hënën mbrëma.

Artikuj të ngjashëm