Këngëtari Justin Bieber, pas të cilit çmenden vajzat anembanë botës, e ka postuar numrin e të tij të telefonit në Twitter.
Si duket këngëtari e kuptoi shpejt se çfarë kishte bërë, sepse tweetin e fshiu vetëm disa sekonda më vonë, por fansat megjithatë ishin më të shpejtë. Screenshoti i numrit të tij në një afat të shkurtër i vërshoi rrjetet sociale dhe fansat e tij nuk mund të besonin se çfarë kishte ndodhur.
"Duhej ta ndërroja. Më kontaktoni në +505 5853 134. Jam edhe në WhatsApp", shkroi Justin shkurtimisht në Twitter.
Adhurues të shumtë të këngëtarit të ri filluan menjëherë t’i dërgonin mesazhe këngëtarit, por askush nuk mori përgjigje. Për shkak të gabimit të tij, Justin u detyrua ta ndërronte numrin ashtu që adhurueset e shumta të mos e shqetësonin, sepse kjo me siguri do ta zemëronte të dashurën e tij.
T’ju rikujtojmë, Justin u martua kohët e fundit me të dashurën e tij Hailey Baldwin, ndërsa jozyrtarisht e konfirmuan martesën vetëm disa muaj më parë në rrjetet sociale. Në atë kohë këngëtari e quajti Haileyn “grua të tij” nën foto, ndërsa ajo në Instagram e ndryshoi mbiemrin e saj në Bieber.
Justin Bieber's number leaked and I just had to do this pic.twitter.com/TWQ3nJNgoW
— merry hoe ?? (@hauxofdemi) December 24, 2018