Këngëtari kanadez, Justin Bieber ka bashkuar forcat me DJ francez, David Guetta, duke sjellë këngën e re “2U”.
Veçantia e këtij projekti është edhe videoja e realizuar, e cila këtë herë është bërë me modelet e Victoria Secrets, të cilat shfaqen duke vallëzuar e kënduar këngën më të re të dyshes, përcjell kp.
“Ajo çfarë jam munduar të bëjë është kombinimi i pjesëve emocionale me energjinë e çmendur të muzikës elektronike”, tha Guetta.
Justin Bieber para pak javësh ka lansuar edhe bashkëpunimin me Dj Khaled, Lil Wayne, Chance The Rapper, Quavo të titulluar “I`am the One” si dhe remixin e këngës “Despacito”, e cila po thyen rekordet e dëgjueshmërisë.
Artikuj të ngjashëm