Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Joss Stone deportohet nga Irani

Joss Stone është deportuar nga Irani me dyshimin se kishte bërë përpjekje për të kënduar në vendin islamik rigoroz.

Këngëtarja e “You Have Me|” ka qenë në një “mision” për të interpretuar koncerte në çdo vend të botës, ndërsa pas koncerteve në vende të largëta, duke përfshirë Korenë e Veriut dhe Arabinë Saudite, asaj i kishte mbetur vetëm Irani.

Megjithatë, planet e saj u fundosën nga zyrtarët, të cilët e zbatuan ligjin e Iranit që femrat nuk mund të performojnë në koncerte publike dhe ajo u urdhërua të largohej pasi u përpoq të hynte në këtë vend, shkruan KOHA Ditore.

"Shkuam në Iran, u arrestuam dhe pastaj u deportuam", tha 32-vjeçarja në një video të postuar në Instagram.

Duke shpjeguar më tej në titull, ylli i muzikës soul insistoi se ajo nuk kishte plan të performonte koncert në këtë vend, sepse nuk donte të shkonte në burg, duke shkruar: "Si duket autoritetet nuk besuan se nuk do të interpretonim në koncert publik, prandaj ata na futën në atë që ata e quajnë 'listë të zezë’, siç zbuluam kur u shfaqëm në sallën e emigracionit.

"Pas diskutimeve të gjata me njerëzit shumë miqësorë, simpatikë dhe mikpritës, vendimi u mor për të na ndaluar për një natë dhe për të na deportuar në mëngjes".

Joss vazhdoi duke i lavdëruar zyrtarët për trajtimin e saj të mirë dhe se ata ishin prekur nga historia e saj se po përpiqej të performonte në çdo vend. Ylli u zotua gjithashtu ta përfundojë raundin e saj të odiseadës botërore nëse ligjet e Iranit ndryshojnë.

Artikuj të ngjashëm