Angeline Jolie (43) vitet e fundit vazhdimisht po i brengos adhuruesit me humbjen e peshës. Aktorja e gjatë 1.69 centimetra, dikur lëvizte në mes 54-56 kg, ndërsa në vitin 2018 ajo dyshohet se kishte rënë në më pak se 40 kilogramë.
Dëshmi e kësaj janë edhe fotot e fundit në të cilat aktorja dhe humanitarja ka dalë në shoping me vajzën Shiloh (13) dhe djalin Knox (10). Jolie i fshehu shikimet kureshtare të publikut nën syzet e mëdha të diellit, por ajo që adhuruesit e vërejtën është fakti se sa e dobët është aktorja, shkruan KOHA Ditore.
“Pantallonat i vallëzojnë nëpër këmbë. Me siguri nuk ekziston numër aq i vogël i pantallonave për t’i blerë”, - komentoi një adhurues, ndërsa të tjerët u pajtuan se Jolie duket si një shkop.
“Edhe fytyra i është tharë, ndërsa rrobat në të varen si në varëse. Çfarë po i bën ajo vetes?”, – pyetën të tjerët. Jolie në një rast deklaroi se arsyeja e dobësimit të saj është ekskluzivisht stresi - nga humbja e nënës së saj Marcheline Bertrand deri tek shkurorëzimi me Brad Pittin, por rol të madh ka edhe ushqyerja...
Angelina i përmbahet një menyje të veçantë në të cilën patjetër përfshihen supa dhe drithërat, dhe vakti nga përzierja e farave chia, meli, kuinoa dhe thekra për të cilat aktorja thotë se i ‘japin energji dhe lëkurën e ka të më të ndritshme’.