Johnny Depp ishte në qendër të vëmendjes, dhe me arsye, të dielën në mbrëmje teksa ndoqi shfaqjen e filmit të tij të fundit në Festivalin e 47-të të Filmit Deauville në Francë.
Ylli i Hollywoodit ishte përsëri në qendër të vëmendjes pas një beteje të profilit të lartë dhe shumë të ashpër për shpifjen kundër gazetës britanike “The Sun” dhe procedurave të vazhdueshme ligjore me ish-bashkëshorten Amber Heard. Sidoqoftë, negativiteti që e ka rrethuar Deppin gjatë muajve të fundit nuk e ka shuar dashurinë për të nga fansat e tij të zjarrtë, pasi u mblodhën për ta parë paraqitjen e shkurtër të aktorit të famshëm amerikan në Francën veriperëndimore.
Depp ishte gati për ta promovuar “City Of Lies”, një dramë retrospektive e bazuar në vrasjen e pazgjidhur të reperëve të famshëm të viteve '90 Tupac Shakur dhe Notorious B.I.G, jashtë konkurrencës në ceremoninë e këtij viti. Duke përshëndetur shikuesit, ylli enigmatik dukej i kënaqur që ishte përsëri në një qilim të kuq pas një viti të përfshirë me gjykata dhe përhapjen e shpejtë globale të COVID-19.
Mes shkrepjeve të fotografive, Depp u sigurua se kishte kohë për të biseduar me fansat dhe për t’u dhënë autografe para shfaqjes së filmit. “City Of Lies”, që është vonuar shumë, u shfaq për herë të parë më 2018, jashtë konkurrencës, në Festivalin Noir në Itali.
Ajo mori ishte publikuar në mënyrë të kufizuar në Itali dhe fillimisht ishte menduar të dilte në SHBA në shtator të 2018-s, para se të goditej me vonesa dhe përfundimisht të publikohej nëpër platformat e transmetimit në mars. Filmi ofron versionin e vet të ngjarjeve në xhirimet me makinë të Christopher Wallace - i njohur më mirë si Notorious B.I.G - më 1997. Depp luan rolin e një detektivi në pension i cili është i bindur se Departamenti i shtrembër i Policisë në Los Angeles ka pasur gisht në vrasjen e reperit.
“City Of Lies” drejtohet nga Brad Furman dhe bazohet në librin, “LAByrinth”, të autorit fitues të Çmimit “Pulitzer”, Randall Sullivan. Paraqitja vjen pasi Depp u lirua nga një gjykatë për të vazhduar me një padi shpifëse prej 50 milionë dollarësh kundër Amber Heardit.
Muajin e kaluar, një gjykatës i Virginias vendosi që ai mund të vazhdojë me procesin gjyqësor, bazuar në një artikull të “Washington Post” të vitit 2018 të shkruar nga ajo, duke thënë se ajo ishte e mbijetuar e dhunës në familje. Ajo nuk e përmendi Deppin në këtë histori, megjithëse e akuzoi atë publikisht për abuzim gjatë ndarjes në vitin 2016.