Johnny Depp e ka fituar betejën për lokacion të gjykimit me ish-bashkëshorten e tij aktore, me ç’rast beteja për shpifje e tij kundër saj do të mbahet në Virginia.
Amber Heard e sfidoi ofertën e tij për ta gjykuar rastin në shtet dhe kërkoi që rasti të zhvendoset në Kaliforni, por një gjykatës e mbështeti yllin e filmit dhe pranoi ta fillojë gjykimin në Virginia, shkruan KOHA Ditore.
Ai vendosi që për shkak se një artikull i “Washington Post”, i cili u shkrua nga Heard dhe është baza e padisë, u botua në Virginia, atëherë rasti duhet të qëndrojë atje, sipas “The Blast”.
Johnny e paditi Amber për shpifje për artikullin, në të cilin ajo i referohej vetes si "figurë publike e cila e përfaqëson abuzimin në familje".
Në padinë e tij, Depp, i cili nuk ishte emëruar në artikull, pretendon se i gjithë artikulli "varet nga premisa qendrore se znj. Heard ishte një viktimë e abuzimit në familje dhe se z. Depp ushtroi dhunë familjare kundër saj".
Edhe
Heard pajtohet t’i paguajë Johnny Deppit 1 milion dollarë
Ai pretendon se akuzat për abuzim të Heard janë hedhur poshtë nga "dy policë të ndryshëm që reaguan në rast, një listë e dëshmitarëve neutralë të palës së tretë dhe 87 video të sapomarra nga kamerat e survejimit".
Depp po e padit atë për shpifje dhe kërkon dëmshpërblim me një vlerë prej mbi 50 milionë dollarësh.