Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

John Turturro i zbulon detajet e spin-offit të filmit "Big Lebowski"

Gjatë viteve të fundit, John Turturro e paralajmëroi kthimin e një prej personazheve të tij ikonike, Jesus Quintana nga filmi Big Lebowski. Si duket, Turturro nuk ka mbetur vetëm në fjalë, por ka punuar me zell në filmin e titulluar “Going Places”.

Në një intervistë me Independent, aktori zbuloi se filmi më në fund do të mund të realizohet dhe atë shumë shpejt. Sipas Turturro, filmi ka qenë në proces të editimit gjatë gjithë kësaj kohe, por së shpejti mund të përfundojë.

Siç shkruan Independent: Projektet e ardhshme të Turturro janë projekte shumë intime, të fokusuara në karaktere, dhe asnjë nuk po pritet aq shumë sa Going Places. Në spin-offin e filmit Big Lebowski, për të cilin ai e shkruan skenarin, e bën regjinë dhe do të luajë, e reprizon rolin ikonik të Jesús Quintana nga hit filmi i vëllezërve Coen nga viti 1998. "Filmi është shumë i mprehtë. Tregon se si meshkujt janë të marrë. Për këtë edhe bëhet fjalë në film - femrat janë karaktere më të forta dhe më të ekuilibruara", tha aktori, përcjell KOHA Ditore.

Turturro zbuloi se vëllezërit Coen e ndihmuan në të gjithë procesin e xhirimit, por regjisorët e famshëm nuk ishin shumë të përfshirë në krijimin e filmit:

"U detyrova paksa ta përshtati ngjarjen, por ndjehen mirë për këtë. Bëhet fjalë për hulumtimin e daljes së Jesus nga burgu. Kjo është një komedi, por komedi shumë njerëzore." tha Turturro, duke shtuar se Coenët e kanë dhënë bekimin e tyre. "Ata janë miqtë e mi, miq të ngushtë, dhe ishin një mbështetje e madhe kur thashë se dua ta hulumtoj pak më shumë këtë karakter. Ata më thanë se unë duhet ta bëj këtë, sepse ata nuk duan. Nëse kam diçka për të treguar, ua tregoj atyre në qoftë se janë afër".

Edhe Keanu Reeves pritet t’i bashkohet filmit “Lego” Showbiz Keanu Reeves pritet t’i bashkohet filmit “Lego”

“Going Places” do të duhej të jetë në fakt rimejk i filmit francez me po të njëjtin titull nga Bertrand Blier nga viti 1974. Përmbledhja zyrtare, e cila u publikua disa muaj pasi që filmi filloi me xhirimet në vitin 2016, tregon se "filmi ka të bëjë me tre kriminelë dinamika e të cilëve, seksualisht e nxitur, evoluon në histori të papritur dashurie deri sa sjellja e tyre spontane dhe joserioze ndaj të kaluarës dhe të ardhmes u hakmerret, madje edhe kur pa dashje bëjnë vepra të mira".

Përveç Turturros në film do të duhej të luajnë edhe Bobby Cannavale, Audrey Tautou dhe Susan Sarandon. Ende nuk e kemi ndonjë datë zyrtare të daljes së filmit, por edhe këtë lajm e presim së shpejti.