Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

John Turturro do ta luajë bosin e krimit në “The Batman”

John Turturro është angazhuar për ta portretizuar bosin e krimit Carmine Falcone në “The Batman”.

Carmine Falcone u shfaq për herë të parë në film në “Batman Begins” të vitit 2005 dhe u luajt nga aktori anglez Tom Wilkinson. Megjithatë, personazhi së pari u shfaq në stripa në “Batman: Year One” në vitin 1987.

Në Batman, Turturro do të luajë përkrah Robert Pattinsonit, i cili do ta luajë personazhin titullar, dhe Zoe Kravitz dhe Paul Dano, të cilët do t’i portretizojnë Catwoman dhe Riddler. Jeffrey Wright do të luajë gjithashtu si Commissioner Gordon, shkruan KOHA Ditore.

Filmi do të bëhet me regji të Matt Reeves dhe do të dalë në kinema në vitin 2021.

Artikuj të ngjashëm