Showbiz

John Legend e promovoi filmin që i kushtohet festave të fundvitit

Muzikanti John Legend e udhëhoqi ekipin e aktorëve të filmit të ri për festat e fundvitit, “Jingle Jangle: A Christmas Journey”, e cila zuri vend në një kinema në ambient të hapur.

Legend shërben në rolin e producentit të këtij filmi, si dhe ka ndihmuar në aspektin muzikor.

Në këtë projekt luajnë aktorët, Forest Whitaker dhe Keegan-Michael Key, dhe deri më tani filmi ka marrë kritika të mira nga publiku dhe ekspertët e kinematografisë.

Madje disa kritikë kanë deklaruar se “Jingle Jangle: A Christmas Journey” mund të shndërrohet në një film klasik i cili e kap shpirtin e Krishtlindjeve.

Ai e rrëfen historinë e një mjeshtri ekscentrik lodrash. Ai e krijon një lodër e cila ia ndryshon jetën përgjithmonë, atij dhe mbesës së tij.

John Legend në këtë premierë të filmit deklaroi: “Si baba i një vajze dhe djali, është shumë bukur që Luna dhe Miles do të kenë mundësi të shohin fëmijë të cilët duken sikur ata në ekran të madh, dhe t’i shohin këto personazhe të fuqishme, inspiruese dhe që sjellin shpresë. Prandaj më vjen mirë që kemi pasur rastin ta realizojmë këtë film për fëmijët tanë, por edhe të gjithë fëmijët anembanë botës”.

Filmi “Jingle Jangle: A Christmas Journey” tashmë ka filluar së shfaquri në platformën digjitale Netflix.