Aktori i “Heartstopper” ka thënë se njerëzit duhet të mësojnë të respektojnë kufijtë pasi që një fans i ka telefonuar gjyshes së tij
Aktori 'Heartstopper' - i cili luan Charlie Spring në dramën e cila është produkt i Netflixit - pranoi se ndjen një "faj të çuditshëm" që pozita e tij në sytë e publikut ka bërë që anëtarët e familjes së tij të marrin vëmendje të padëshiruar, me nënën e tij që duhet të krijojë llogari të reja të mediave sociale për shkak të të panjohurve që përpiqen t'i dërgojnë mesazh ose të gjurmojnë vendndodhjen e saj.
Duke përmendur telashet në internet të së ëmës dhe thirrjen drejtuar gjyshes së tij, ai i tha revistës Teen Vogue: “Ndonjëherë mendoj se jeta e tyre ndikohet nga zgjedhjet në jetën time. Kjo është një gjë reciproke. Unë duhet të mësoj kufijtë e mi dhe njerëzit duhet të mësojnë kufijtë e tyre”.
Aktori 19-vjeçar u bëri thirrje yjeve të tjerë të rinj që të ndihmojnë për të mbajtur qëndrim rreth ruajtjes së privatësisë së tyre.
Ai tha: “Ekziston mentaliteti se është pjesë e punës të humbasësh privatësinë, të humbasësh të drejtën për të pasur intimitet. Kjo është diçka që shpresoj se brezi i ardhshëm i njerëzve në sytë e publikut mund të ndryshojë.... Mendoj se njerëzit po e kuptojnë se privatësia është e panegociueshme."
Joe nuk ka folur kurrë publikisht për seksualitetin e tij, por mendon se njerëzit sapo kanë "supozuar" se ai është homoseksual, megjithëse ai pranoi se ka qenë i hapur me miqtë dhe familjen që në moshë të re.
Ai tha: “Njerëzit e kanë marrë me mend dhe e kanë shkruar dhe unë kurrë nuk kam korrigjuar askënd, sepse nuk e kam ndjerë nevojën. Por kurrë nuk e kam deklaruar në mënyrë specifike seksualitetin tim”.
"Kam qenë haptazi homoseksual që kur isha 12 vjeç."
Edhe
Sarah Jessica Parker: Mos më ngatërroni me personazhin e Carrie Bradshaw
Aktori i “Agatha: Coven of Chaos” mërzitet nga njerëzit që mendojnë se ai është tamam si personazhi i tij në “Heartstopper” pasi kjo e bën atë të ndjejë presion për të vepruar si një "shenjtor".
Ai tha: “ Njerëzit kanë prirjen të supozojnë se unë jam ‘Charlie Spring’ dhe jam një person i ëmbël dhe i pafajshëm. Jo se nuk jam i ëmbël jam një person i këndshëm, shpresoj, por mendoj se njerëzit supozojnë se jam shenjtor, dhe për këtë arsye nuk mund të veproj kurrë apo t'i bëj gjërat në një mënyrë që një 19 vjeçar normal do ta bënte. Kjo më mërzit ndonjëherë."
Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi
-
Paris Jackson thotë se nuk është e detyruar të flasë për marrëdhënien me babanë e saj
-
Nipi i Michael Jacksonit i quan keqkuptime pretendimet se këngëtari “donte të bëhej i bardhë”
-
Barry Keoghan: Abuzimi online po më bën të mos dua të dal nga shtëpia
-
Ylli i serialit “Sex and the City” u zhgënjye nga koleget pas akuzave për sulm seksual më 2021