Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jimmy Fallon i kërkon falje stafit të tij për sjelljen e keqe ndaj tyre

Ylli Jimmy Fallon i ka kërkuar falje stafit të “Tonight Show” pasi revista “Rolling Stone” publikoi akuzat e punonjësve aktualë dhe të mëparshëm, që pretendonin se punonin në një mjedis toksik pune, prapa skenave të programit të tij “Tonight Shoë”.

"Është e sikletshme dhe ndihem shumë keq. Më vjen keq nëse ju turpërova juve, familjen dhe miqtë tuaj" tha Fallon për stafin e “Tonight Show” gjatë një takimi të shkurtër në “Zoom” të enjten në mbrëmje. "Ndihem shumë keq që as që mund t'ju them se sa”, tha ai.

Më parë revista “Rolling Stone” botoi akuzat e dy punonjësve aktualë dhe 14 ish-punonjësve për Fallon, duke përfshirë ekipin e produksionit dhe shkruesit e emisionit, të cilët kërkuan anonimitet nga frika e hakmarrjes.

“Rolling Stone” ka shkruar se punëtorët e tjerë nuk kanë pranuar të flasin lidhur me akuzat e kolegëve të tyre.

Sipas burimeve të “Rolling Stone”, Fallon reagonte në mënyrë të keqe ndaj stafit kur ishte nën presion.

Edhe Kylie Jenner paditet sërish Showbiz Kylie Jenner paditet sërish

“Tonight Shoë” është në krizë për shkak të grevave të vazhdueshme të skenaristëve dhe aktorëve në Hollywood.

Më parë mediat ndërkombëtare kanë raportuar se edhe prezantuesja Ellen DeGeneres ishte përballur me akuza nga stafi për sjellje të këqija kundrejt stafit të saj. Më vonë ajo ndaloi së transmetuari emisionin. Megjithatë ajo nuk tha se shkaku i ndërprerjes së transmetimit të emisionit ishte sjellja e saj e keqe. (Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi)