Në vitin 2018, Jim Carrey kishte marrë një mesazh se ka vetëm 10 minuta për të jetuar. Aktori 58 vjeç ishte në Hawai në atë kohë kur me anë të porosisë në telefon e kishin paralajmëruar se vendi ishte nën sulm raketor.
Carrey përkujtoi përvojën tmerruese në “The Tonight Show” kur foli për foton e tij që është në ballinën e librit që ka botuar të quajtur “Memoaret dhe Sajimet”, shkruan ETOnline.
“Në atë ballinë në fakt është fytyra ime, pasi që mu kumtua se kisha 10 minuta për të jetuar”, zbuloi Carrey. “Dhe kjo ndodhi përnjëmend. Kishim një alarm të rremë për sulm raketor në Hawai. Mora një telefonatë nga asistentja ime Linda e cila po qante dhe më thoshte: ‘I kemi vetëm 10 minuta, raketat po vijnë’”.
Carrey shtoi se alarmi, i cili në fund u dëshmua të jetë i rrejshëm, kishte qenë shumë real për ta në ato momente.
Aktori i njohur tha se kur kishte menduar për ikjen, ishte kujtuar se në fakt nuk mund të arrijë askund dhe se nuk dëshiron të vdesë në veturë, andaj ishte ulur buzë detit dhe kishte shikuar oqeanin.
“Vendosa t’ia përkujtoj vetes të gjitha gjërat e mira që më kanë ndodhur në jetë dhe të jem falënderues. Ishte e mrekullishme. Dhe arrita në një pikë mirësie të shenjtë kur kuptova se në fakt nuk do të vdesim”.
Edhe
E vërteta rreth pranisë së Jim Carreyt në “César Awards” në Paris
Kur u pyet se si kishte reaguar për lajmet që alarmi për sulm raketor kishte qenë i rrejshëm, Carrey u përgjigj. “Atëherë u hidhërova shumë”.
Alarmi, i cili ndodhi në vitin 2018, pastaj u zbulua se kishte qenë rezultat i një gabimi, sipas The New York Times, transmeton KOHA.
-
Qyteti japonez që SHBA-ja e bombardoi 12 orë para se të përfundonte Lufta e Dytë Botërore
-
Robbie Williams: Kërkesat për fotografi nga adhuruesit më shkaktojnë ankth
-
Jamie Foxx jep detaje të reja rreth problemeve shëndetësore që pati
-
Renner një vit pas aksidentit të rëndë: Kisha vetëm opsionin që të bëhesha më mirë