Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jim Carrey feston ditëlindjen

Komediani i mirënjohur i Hollyowoodit, Jim Carrey, ka festuar ditëlindjen e 62-të, raporton CNN.

Aktori i filmit “Mask” shihet në foton që e postoi aktori Jeff Ross në Instagram duke festuar me shokët e tij që janë komedianë të famshëm po ashtu.

Postimi i të mërkurës shfaqi fotografinë ku shihet Carrey duke bërë një ndër mimikat e tij të famshme të fytyrës, në mes të tavolinës, përreth së cilës ishin shumë e shumë yje të tjerë.

Ndër komedianët e famshëm ishin Adam Sandler, Carey Elwes, David Spade, Howie Mandel, Bill Burr, Seth Green e Craig Robinson.

Image

“Darka e qeshjes” e kishte emëruar Ross postimin. Spade gjithashtu kishte ndarë një fotografi me Carreyn.

“Urime ditëlindjen Jim Carreyt i cili më ka bërë të qeshi shumë, shumë herë”, ka shkruar ai në postim.

Edhe Russell lavdëron Emily Blunt: Ajo të bën më të mirë në çdo skenë Showbiz Russell lavdëron Emily Blunt: Ajo të bën më të mirë në çdo skenë

“Shumë talente për të qëndruar në një dhomë”, ka shkruar në një postim që ka bërë aktori Rob Low, i cili nuk shihej se ishte prezent në ndejë.

Carrey ka luajtur në filmat më të njohur të zhanrit komedi si franshiza “Ace Ventura”, “The Cable Guy”, “Dumb and Dumber”, “Liar Liar”, etj..

Image