Nga veshja, flokët dhe deri te kërcimi te një karrige e ndriçuar, performanca e Jennifer Lopez në American Music Awards, për disa dukej shumë e njohur.
Këngëtarja performoi në duet me Malumën, “Pa ‘Ti + Lonely”, kënduar live për herë të parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPavarsisht faktit se gjithçka dukej perfekte, në media sociale filluan menjëherë të postoheshin fotografi dhe “prova” të tjera që tregonin ngjashmëri të dukshme mes performances së saj dhe Beyonces në Grammy 2014 me bashkëshortin e saj, reperin Jay-Z.
Lopez mbante veshur një trupore sensuale, ashtu si Beyonce kur këndoi “Drunk In Love” në Grammy. Ngjashmëria tjetër ishte te stili i flokëve, një prerje e shkurtër dhe gjysmë të lagura.