Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Lopez do të nderohet me çmim për arritje jetësore

Me plot emocion dhe lot në sy, Jennifer Lopez, i falënderoi nga zemra gjithë adhuruesit e saj dhe organizatorët e ceremonisë, “MTV Video Music Awards”, për shpërblimin special që do t'ia ndajnë sivjet për arritje jetësore, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Lopez, do të nderohet me çmimin “Video Vanguard Award”.

Në të kaluarën, me të njëjtin çmim janë shpërblyer yjet si Beyonce, Rihanna, Kanye West dhe Justin Timberlake.