Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer drejt altarit për herë të pestë

Pas tri martesave dhe dy fejesave të gjata, duket se Jennifer Lopez do të guxojë sërish. Këngëtarja dhe aktorja duket se ka marrë më në fund propozimin nga i dashuri, ish-truproja i saj Alex Rodrigues.

J.Lo është fotografuar gjatë pushimeve për Ditën e Pavarësisë, me një unazë diamanti në gishtin e fejesës, transmeton tch.

48-vjeçarja e publikoi vet foton në Instagram, ndërsa po i ndan ditët e pushimit me fëmijët e saj dhe të Alexit.

E pyetur shpeshherë nëqoftëse do të martohej sërish, Jennifer është shprehur se këtë herë ka gjetur dashurinë e jetës dhe do të mundohet ta mbajë përjetë.

Nëse vërtet do të ketë martesë, kjo nuk do të ishte e para për J.Lo.

Jennifer ndan sot kujdestarinë e dy binjakëve, Max dhe Emme, me ish-bashkëshortin Marc Anthony, me të cilin ka qenë e martuar për një dekadë, nga viti 2004 deri në 2014-n.

Edhe JLo rrëfen vështirësitë e saj pas ndarjes nga Marc Anthony Showbiz 4 muaj më parë JLo rrëfen vështirësitë e saj pas ndarjes nga Marc Anthony

Ajo ka qenë e martuar edhe më herët, me balerinë apo basketbollistë, ndërsa lidhjet më të gjata i ka pasur me Ben Affleck apo Sean Combs, i njohur më së shumti me emrin e artit Puff Daddy.

Jennifer dhe Alex shoqërohen që prej shkurtit të vitit 2017 dhe në publik duken të pandashëm nga njëri-tjetri.

{gallery}