Ajo shquhet si një prej këngëtareve më të dashura të skenës muzikore, megjithëse vjetëve të fundit ka qenë më pak aktive me projekte.
Por, Jehona Sopi, është rikthyer me një këngë të bukur të publikuar të dielën, e cila e mban titullin, “A na i more”.
Teksin e saj e ka shkruar bashkëpunëtorja e kamotshme e Sopit, Aida Baraku, për muzikën është përkujdesur Armend Rexhepagiqi, orkestrimin e ka bërë Fatjon Miftari, kurse videoklipi vjen me mjeshtërinë e Berat Hasanit.
Kënga që është një baladë plot emocion, është mirëpritur nga adhuruesit e Jehonës.