Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jay-Z tregon detaje nga fëmijëria

Këngëtari me famë botërore Jay-Z ka folur për fëmijërinë e tij në një intervistë në CBS. Ai ka thënë se mësuesja e tij u entuziazmua kur e pa se ai mund të lexonte si një nxënës i klasës së 12-të që kur ishte në klasë të gjashtë, raporton People.

“Pra, zonjusha Loudon ishte mësuesja ime e klasës së gjashtë. Në klasën e gjashtë, po lexoja si nxënësit e klasë së 12-të. Kjo më emocionoi, sepse të gjithë ishin të emocionuar, dhe zonjusha Loudon ishte e shumë e emocionuar”, ka thënë reperi.

Nga reagimi që patën njerëzit rreth aftësisë së tij të leximit, atij i është dukur sikur të ishte i aftë të ngiste biçikletën që në moshën 4-vjecçare.

Gjatë kësaj interviste ai ka folur edhe rreth jetës së tij dhe për kohën që kishte kaluar në apartamentin në Brooklyn të New Yorkut.

Ylli gjithashtu ka folur rreth famës dhe ngritjes në karrierë.

"Unë mendoj se ajo që ka më shumë rëndësi sot është të jesh një udhërrëfyes dhe të ndihmosh kulturën tënde. Njerëzit me ngjyrë. Mendoj se kjo gjë më jep më së shumti kënaqësi”, ka thënë Jay-Z.

Edhe Lizzo thotë se më në fund po i shëron plagët emocionale të fëmijërisë Showbiz Lizzo thotë se më në fund po i shëron plagët emocionale të fëmijërisë

Ylli, muzikën e konsideron si dashurinë e parë dhe se kreativiteti që kishte e ka ndihmuar atë në karrierë e gjithashtu edhe kolegëve të tij.

"Unë marr shumë gëzim e frymëzim nga ripërpunimi i veprave, riprodhimi i muzikë apo reformimi i saj”, ka thënë reperi i këngës “99 problems”.