Një ditë pasi Jay-Z e kishte lansuar llogarinë e tij të verifikuar në Instagram, ai e ka mbyllur atë prapë.
Reperi dhe producenti i cili është i njohur për mosprezencë në rrjetet sociale, ka ngjallur entuziazëm tek fansat, me tu shfaqur këtë javë në Instagram.
Jay-Z i qëndroi besnik qasjes së tij minimaliste me një foto të vetme, artin e posterit për filmin e ri të Netflix "The Harder They Fall" dhe një IG Story, duke shfaqur një numërim mbrapsht për premierën e Black Westernit në shërbimin e transmetimit.
Ai shërben si producent në projektin, ku luajnë Jonathan Majors, Idris Elba dhe Regina King.
Pas grumbullimit të gati 2 milionë ndjekësve dhe ndjekjes nga ana e tij të vetëm një personi - gruas Beyonce, llogaria duket se është fshirë.
Pasi u fut së fundmi në Rock and Roll Hall of Fame, Jay-Z postoi në Twitter dhe bëri një shaka për praninë e tij në rrjetet sociale.