Aktori i njohur hollywoodian, Jason Momoa, i habiti fansat muajin e kaluar kur e bëri të ditur lajmin e ndarjes nga gruaja, Lisa Bonet, pas 17-vjetësh lidhje dhe afërsisht 5-vjetësh martesë.
Por të martën më 1 mars, Momoa e vërtetoi se familja vazhdon të jetë prioritet në jetën e tij, me ta ndjekur premierën e filmit “The Batman” në New York City së bashku me vajzën Lola dhe djalin Nakoa-Wolf.
Ylli 42-vjeçar i kinematografisë ishte i pranishëm në këtë premierë për ta mbështetur thjeshtrën e tij, Zoë Kravitz, e cila në film luan krahas aktori Robert Pattinson. Kjo dyshe vjen në rolet e superheronjve, Batman dhe Catwoman.
Fëmijët e Momoas dukeshin të lumtur dhe të afërt me babanë e tyre, teksa që të tre mbi qilim të kuq parakaluan të kapur dorë për dorë dhe me buzëqeshje të madhe në fytyrë. Ata e bënë të qartë se po e përkrahin motrën e tyre të madhe, Zoë, duke pozuar para një posteri me fytyrën e saj.
Kravitz, gjatë premierës ishte e zënë me kastën e aktorëve të filmit të saj të ri. Ylli i serialit “The Big Little Lies” dukej mahnitëse e veshur me një fustan të zi ma mëngë, me një dizajn të veçant të dekoltesë që ngjasonte me dy koka të maceve në gjoksin e saj.
që mungonte dukshëm në këtë ribashkim familjar ishte nëna e Zoë, Lola dhe Nakoa-Wolf, Lisa Bonet. Por para gazetarëve të pranishëm në premierë, Momoa deklaroi se ata po e shfaqnin përkrahjen për Kravitzin në emër të nënës së saj.
“Thjeshtë jemi shumë krenarë me të. Lisa nuk pati mundësi të jetë e pranishme këtu prandaj ne po e përfaqësojmë, unë dhe fëmijët tanë të vegjël. Jemi shumë të lumtur që jemi ribashkuar si një familje e vërtetë”.
Një burim i afërt me Momoan dhe Bonetin ka bërë të ditur se, ata ende kanë ndjenja të ngrohta për njëri-tjetrin ani pse i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Ndërsa, një natë para premierës, Jason u fotografua në New York City duke darkuar me aktoren Zoë Krativz dhe të dashurin e saj, Channing Tatum.
{gallery}