Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jason Momoa e promovoi sezonin e tretë dhe final të serialit “See”

Aktori i njohur i filmave aksion, Jason Momoa, thotë se përfundimi i serialit fantastiko-shkencor, “See”, pas sezonit të tretë, ka qenë një lloj terapie personale për të.

“Kam mësuar shumë nga personazhi im në serial, Baba. Kemi kaluar nëpër shumë situate së bashku. Dhe fakti se kemi arritur në fund të historisë, ma jep ndjenjën e një lloj terapie personale. Padyshim ky do të mbetet roli më me ndikim që e kam luajtur ndonjëherë, dhe do ta mbajë afër zemrës përgjithmonë. Asnjëherë më parë nuk kam krijuar një lidhje kaq të veçantë me personazhet që i kam luajtur”, deklaroi Momoa në premierën e serialit në Los Angeles.

Ndërkaq, së fundmi, Momoa u bë lajm në botën e filmave me superheronj duke e postuar një fotografi ku ai shihet në shoqërinë e aktorit, Ben Affleck. Ky i fundit pritet ta shënojë rikthimin në rolin e superheroit Batman, për projektin e ardhshëm të Momoas, “Aquaman”, raportoi të mërkurën agjendia e lajmeve “AP”.

“Epo, nuk mund t’ju tregoj asgjë për këtë ribashkim. Ai mund të jetë pjesë e filmit, por mund edhe të mos jetë. Po ashtu mund të përfshihen më shumë personazhe superheronjsh. Kush e di? Duhet të prisni për ta kuptuar çfarë do të ndodhë”, th aktori.

Kur u pyet se çfarë e ardhme e pret personazhin e tij, Aquaman, pas ndryshimeve të fundit që kanë ndodhur në studion filmike “Warner Bros”, Momoa tha: “Dëgjo, unë kam një përjetësi që jam pjesë e filmave të kësaj studioje. Pra, mund të them se Aquaman dhe Wonder Woman e udhëheqin atë vend”.

Episodi i parë i sezonit final të serialit “See”, do të transmetohet të premten (26 gusht).