Jason Bonham ka rikujtuar se si kitaristi i Led Zeppelin Jimmy Page e “njoftoi” atë me kokainën kur ai ishte vetëm 16 vjeç.
Bateristi - i cili e mori vendin e babait të tij të ndjerë John Bonham kur “Led Zeppelin” u ribashkua për një koncert në vitin 2007 - gjithashtu foli për atë se si konsumi i drogës çoi në krahasim me babanë e tij, gjë që ai gabimisht e mori si kompliment. Incidenti ndodhi në një hotel derisa bendi ishte në turne, i tha Bonham Howard Sternit për SiriusXM në një intervistë të re. "Jimmy ishte i pari që ma dha ndonjëherë", tha ai.
"Na thirrën në dhomën e tij.... Unë isha 16 vjeç, aty ishte një grua në dysheme me një jakë, duke bërë si mace, dhe ai e kishte një lloj mulliri... dhe ai e ktheu atë dhe tha: ‘Merre’, dhe unë thashë ‘faleminderit!’. Ai tha: ‘E ke bërë këtë më parë, apo jo?’ Unë thashë: ‘Po, sigurisht që e kam bërë.’ Dhe kështu ai ma dha atë dhe unë e mora të gjithën. Ai tha: ‘Mu si babai yt - kjo duhej të ishte për të gjithë ne,’” përcjell KOHA Ditore.
Bonham tha se ai i merrte këto si komplimente dhe mendonte: “Unë jam si babi. Po e merrja gabimisht. Ndonjëherë kur dehesha shumë ata thoshin, ‘Ai është krejt si babai i tij’.”
Ai vuri në dukje se tani nuk konsumon për 17 vjet dhe se është mësuar të ndihet rehat kur është i rrethuar nga njerëz të tjerë që pinë. Ai tha se e pyesin: "A duhet t’i largojmë pijet alkoolike nga minibari?" Jo, por ju lutem largojini ëmbëlsirat!"
-
Jason Bonham i kërkon falje Jimmy Page lidhur me tregimin e pavërtetë për drogën
-
Mick Jagger: S’ka asgjë pozitive rreth plakjes
-
Alicia Keys i ndërpreu marrëdhëniet me të atin në moshën 13-vjeçare
-
Paris Jackson thotë se nuk është e detyruar të flasë për marrëdhënien me babanë e saj
-
George Clooney tregon për përvojën me narkotikët