Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jared Leto sapo ka mësuar për pandeminë e koronavirusit

Foto: Reuters

Aktori i njohur hollywoodian, nuk ka qenë në dijeni rreth përhapjes së kësaj sëmundjeje, kjo ngase kishte qëndruar “tërësisht i izoluar” në shkretëtirë, për 12 ditë.

Ylli i filmit “Suicide Squad” e ka postuar një mesazh në rrjetet sociale ku e ka shprehur habinë e zbulimit të lajmit se bota kishte ndryshuar përgjithmonë, prej herës së fundit që ka qenë në shtëpi. Aktori po ashtu e ka shfrytëzuar rastin që të ndajë energji pozitive për të gjithë, transmeton Koha.

“Wow. Para 12 ditësh unë e fillova një proces të qetë meditues në shkretëtirë. Atje, kemi qëndruar tërësisht të izoluar nga bota. Pa pasur qasje në telefona dhe mjete të tjera komunikimi. Andaj nuk e ishim idenë se çfarë po ndodhte jashtë objektit ku po qëndronim. Ndërsa, dje u kthyem në një botë krejtësisht ndryshe. Një botë e cila ka ndryshuar përgjithmonë. Jam i shokuar. Po pranoj vazhdimisht mesazhe nga miqtë dhe familjarët anembanë globit, dhe po informohem me gjithçka që po ndodhë nëpër botë. Shpresoj të jeni mirë të gjithë dhe qëndroni brenda dhe të sigurt,” shkruhej në mesazhin e Latos.

View this post on Instagram

❤️

A post shared by JARED LETO (@jaredleto) on

Komunikimi i aktorit dhe vokalistit të bendit “30 Seconds to Mars” me fansat e tij, vjen pak kohë pasi e ndau me ta një eksperiencë të frikshme ku gati e humbi jetën teksa po ngjitej nëpër shkëmbinj.

48-vjeçari Leto e kishte rrezikuar jetën dhe më parë teksa e ka praktikuar këtë pasion të rrezikshëm në Nevada, kur gjatë ngjitjes nëpër shkëmbinj i ishte këputur litari mbrojtës nga një gurë.

Por, pavarësisht rreziqeve dhe faktit se disa herë ka qenë afër vdekjes, Jared Leto thotë se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga ky sport ekstrem, sepse i ka mësuar shumë gjërat të rëndësishme për jetën.