Aktorja 64-vjeçare Jamie Lee Curtis do të luajë në sezonin e dytë të serialit komedi-dramë “The Bear”, derisa ka shpalosur se gjithmonë e kishte imagjinuar të ishte pjesë e kastit.
Ylli i Hollivudit - i cili luan nënën e Carmenit, Sugarit dhe Mikey Berzatto përmes një postimi në Intagram ka treguar se si e dinte që do të kishte rol në serial.
"Tema e kryeveprës së shkëlqyer ‘thebearfx’ është historia e një sekreti familjar. Kur pashë episodin e parë të sezonit të parë, verën e kaluar dhe momentin kur Sugar e pyet Carmenin nëse kishte folur me nënën e tyre, në atë sekondë e dija që unë do ta merrja atë rol. Mos më pyet si, sepse e dija”, ka shkruar ajo.
Xhemi e ka përshkruar rolin e saj në serial si shumë të rëndësishëm për karrierën e saj.
Aktorja ka falënderuar gjithashtu Christopher Storer, krijuesin e serialit, që i ka dhënë mundësinë për të qenë pjesë e serialit.
Edhe
Pamela Anderson nuk do të rikthehet në rikrijimin e serialit “Baywatch”
“Një vit më vonë, pas suksesit të jashtëzakonshëm të sezonit të parë, Chris Storer më ofroi rolin e jetës. Nuk ka asnjë person të gjallë që nuk do të donte të ishtepranë dikujt si Donna Berzatto. Sigurisht që kam eksperiencat e mia. Kjo është ajo që e bën shfaqjen kaq madhështore”, ka thënë ajo.
Përktheu nga Female First: Vita Abrashi - Kajtazi