Aktori 53-vjeçar, Jamie Foxx, e ka pranuar se jeta e një burri të martuar nuk i ka pëlqyer kurrë, dhe për këtë arsye nuk planifikon të kurorëzohet ndonjëherë.
Ylli i njohur i hollywoodit i ka dy vajza, Corinne dhe Annalise, nga lidhjet e mëparshme. Dhe në të vërtetë, ai mendon se fëmijët e tij kanë përfituar nga qasja e tij ndaj jetës.
“Shumë martesa përfunduan duke mos funksionuar mirë, pasi fëmijët u rritën. Fatkeqësisht, ne shpesh shohim fëmijë të cilët përfundojnë të ndarë nga familjet e tyre. Kurse, në fakt ne përfunduam edhe më të ribashkuar. Prandaj, unë nuk e njoh jetën si burrë i martuar dhe nuk e di pse ky stil i jetës funksionon, por e di që në familjen tonë ka shumë dashuri për njëri-tjetrin”, ka deklaruar aktori për emisionin “Daily Pop”.
Foxx po ashtu e pranoi se nuk ndjenë presion për t’u martuar ndonjëherë.
Ylli i filmit “Soul” i cili për disa vjet ishte në lidhje me aktoren, Katie Holmes, asnjëherë nuk e ka fshehur besimin e tij fetar dhe shpesh është deklaruar që beson se vendimet e jetës së tij, do ta dërgojnë drejt e në parajsë.
-
Jamie Foxx thotë se ishte i pasigurt për një tjetër fëmijë: Al Pacino ma largoi frikën
-
Jamie Foxx jep detaje të reja rreth problemeve shëndetësore që pati
-
Vajza e Jamie Foxxit thotë se ai është mirë me shëndet
-
Jamie Foxx do të flasë për gjendjen e tij shëndetësore në stand-up komedinë e re
-
Jemie Foxx planifikon t’u rikthehet komedive