Jamie Foxx është në lidhje të fshehtë me 26-vjeçaren, të cilën tashmë e ka njoftuar me miqtë e tij të famshëm, raporton ekskluzivisht RadarOnline.com.
Aktori (51) u shfaq me një shoqëruese misterioze ditë më parë pas një takimi në Mr. Chow në Beverly Hills, dhe Radari ka mundur të zbulonte se e dashura e tij e re e mahnitshme është modelistja dhe kamerierja Dana Caprio.
Foxx, i cili u nda nga Katie Holmes në maj, filloi t’i pëlqente fotografitë e Caprios në Instagram, në korrik. Çifti i ri u takua përmes miqve të përbashkët, tha një burim për Radarin.
Pavarësisht se ishte shumë privat për lidhjet e tij, këngëtari e postoi një klip të tij dhe Caprios me një grup miqsh para se të shkonte në një festë për Halloween në klubin e natës Poppy më herët këtë javë, shkruan KOHA Ditore.
Çifti mund të shihej duke qeshur dhe duke u tallur teksa udhëtonin për në klubin ku Snoop Dogg dhe Busta Rhymes performuan së bashku me Foxx.
"Jamie ka qenë adhurues i madh i Danas për muaj të tërë dhe ata kanë kaluar shumë kohë së bashku kohët e fundit", tha një burim. "Ai nuk preferon të shfaqë afërsi në publik, por e ka bërë të ditur se është shumë i dashuruar në të dhe e tregon atë në internet."
Edhe
Jamie Foxx brenda një muaji i ndërron tri femra
"Ajo ka nënshkruar kontratë me Wilhelmina Models në New York dhe punon si modele fitnesi dhe koordinatore e studios në një palestër boksi kur nuk e bën punën e kamerieres."

Caprio e postoi një varg të klipeve të Foxxit në fillim të kësaj jave, ndërsa çifti u argëtua dhe ajo është një nga njerëzit e paktë që ai i ndjek në Instagram.
Ylli, i cili është përfolur se ishte në lidhje me modelisten dhe këngëtaren Sela Vave, i ka pëlqyer pothuajse të gjitha fotografitë në bikini dhe palestër të Caprios gjatë katër muajve të fundit, të cilat shoqërohen me tituj provokues.