Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cameron kritikon personazhet e filmave me superheronj

Regjisori i njohur, James Cameron, i ka kritikuar personazhet e filmave të bazuar në librat komik, “Marvel” dhe “DC”, për mungesën e thellësisë emocionale.

Në një intervistë të fundit për gazetën “The New York Times”, Cameron diskutoi për zhvillimin e personazheve të filmit të dytë, “Avatar: The Way Of Water, i cili fokusohet në personazhet Jake Sully, Neytiri dhe fëmijët e tyre, si dhe zë vend 12 vjet pas ngjarjes së filmit të parë të lansuar në vitin 2009.

“Në filmin e parë, personazhi i Samit kërcen nga krijesa e tij fluturuese dhe në thelb e ndryshon rrjedhën e historisë si rezultat i këtij veprimi të çmendur dhe pothuajse vetëvrasës. Dhe personazhi i Zoe Saldanas e bënë një kërcim të ngjashëm të rrezikshëm, duke supozuar se do zbarkojë në disa gjethe të bukura të mëdha që mund t’ia zbusin rënien”.

Por, për vazhdimin e dytë, regjisori ka dashur ta sqarojë se çfarë ndodhë kur këto personazhe zhvillohen mendërisht dhe e kuptojnë se kanë përgjegjësi përtej mbijetesës së tyre.

Cameron dëshiron që edhe filmat e tjerë ta konsiderojnë këtë zhvillim emocional teksa personazhet rriten, duke theksuar në mënyrë specifike filmat e studiove “Marvel” dhe “DC”.

“Kur shikoj këta filma të mëdhenj dhe spektakolar, e kam fjalën për projektet e studiove “Marvel” dhe “DC”, nuk ka rëndësi sa të vjetër në moshë janë personazhet, ata të gjithmonë sillen sikur janë në kolegj. Ata kanë marrëdhënie me njëri-tjetrin, por jo ashtu siç duhet. Nuk i sakrifikojnë teket e tyre për shkak të fëmijëve. Nuk i posedojnë gjërat që na mbajnë me këmbë në tokë dhe na japin fuqi, siç është dashuria apo qëllimet në jetë. Ato personazhe nuk i përjetojnë këto emocione dhe unë mendoj se kjo nuk është mënyra e duhur për të bërë filma”.

Edhe James Cameron pauzon “Avatar” për t’iu përkushtuar një aventure të re Showbiz James Cameron pauzon “Avatar” për t’iu përkushtuar një aventure të re

James Cameron është regjisori i fundit që bëri kritika për filmat me superheronj, pas Martin Scorseses dhe Ridley Scottit, të cilët i konsideruan ata të mërzitshëm.

Në fillim të këtij viti, Samuel L. Jackson, i cili e portretizon Nick Furyn në filmat “Avengers”, iu adresua disa prej këtyre kritikave duke thënë se të gjithë filmat janë të vlefshëm në mënyrën e vet.