Aktori i njohur amerikan Jaden Smith, djali i aktorit Hollywoodian Will Smith dhe Jada Pinkett Smith, sot feston ditëlindjen e tij të 19-të.
Smith ka lindur më 8 korrik të vitit 1998, në Malibu, Kaliforni në SHBA, transmeton Koha.net.
Smith ka nisur aktrimin në vitin 2006 së bashku me babanë e tij në filmin “The Pursuit of Happyness”.
Smith përveç aktor, është edhe reper i cili ka lansuar disa albume si CTV2, The Cool Cafe dhe This Is The Album.
Këngët e tij më të njohura janë Batman, Fallen, Like This, Scarface e shumë të tjera.
Artikuj të ngjashëm