Jaden Smith, i biri i aktorëve Will Smith dhe Jade Pinkett Smith, u bë i njohur si djaloshi në filmat 'Karate Kid' dhe "The Pursuit of Happyness", ndërsa e ka një karrierë të suksesshme edhe në muzikë. Përveç kësaj, ai e filloi një biznes me ujë ekologjik në vitin 2015, shishja e të cilit është bërë nga materiali i ricikluar.
Megjithatë, dikur një djalosh shembull dhe i pashëm, ai ka shokuar me postimet e tij të fundit në Instagram duke ndarë foto nga një prej festivaleve më të mëdha në botë, Coachella në shkretëtirën kaliforniane. Në to ai pozon me flokë të shkurtër rozë dhe vetulla të ndriçuara, ndërsa dhëmbët duken shumë të neglizhuar. 'Nga një fëmijë aq simpatik në këtë. Wow, nuk di ç'të them për pamjen e sotme", komentoi një nga adhurueset e tij të tmerruara, shkruan KOHA Ditore.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Jaden shokon me pamjen e tij, ai më herët kishte veshur fustane, kishte pasur disa sjellje të llastuara drejt stafit të hoteleve dhe restoranteve, ndërsa kohët e fundit njoftoi publikisht se është në lidhje me reperin Tyler, The Creator.
-
Will Smith e Jada Pinkett Smith po jetojnë sërish bashkë, vite pasi u ndanë
-
Jada Pinkett Smith ndan dhuratën romantike nga Will Smith për Shën Valentin
-
Jada Pinkett Smith e bën Instagramin e saj privat pas disa postimeve për gratë
-
Will dhe Jada Pinkett Smith shfaqen të lumtur në tepihun e kuq
-
Will Smith falënderon aktorin Jackie Chan në ditëlindjen e 70-të