Autorja e famshme britanike, J.K. Rowling, e ka publikuar kapitullin e parë të një përralle të re për fëmijë, e cila flet për një përbindësh të quajtur Ickabog. Tregimi që është alegori për të vërtetën dhe abuzimin e pushtetin, është publikuar falas online në mënyrë që fëmijët të kenë mundësi ta lexojnë atë gjatë karantinës.
Historia e kësaj përralle ka të bëjë me thashethemet për një përbindësh të frikshëm që i ha fëmijët dhe posedon fuqi të jashtëzakonshme, dhe i cili jeton në majën veriore të një vendi të imagjinuar të njohur si, Cornucopia.
Kapituj të tjerë të përrallës do të publikohen çdo ditë deri më 10 korrik, si dhe Rowling është përkujdesur t’i informoj ndjekësit e saj në rrjetet sociale, që ky tregim nuk ka fare lidhje me historinë e Harry Potterit, transmeton Koha.
Rowlingut i kishte lindur ideja për krijimin e përrallës “The Ickabog” kur ishte duke i shkruar librat, “Harry Potter”, si dhe kishte planifikuar ta publikojë atë pas librit të fundit, “Harry Potter and the Deathly Hallows”. Por ky dorëshkrim kishte përfunduar në papafingon e shtëpisë së saj, ku ka qëndruar për një dekadë, deri para disa javësh kur autorja vendosi ta publikojë atë online.
Kapitulli i parë i përrallës u publikua të martën në uebfaqen “The Ickabog”, me qëllim që fëmijët të kenë çfarë të lexojnë gjatë kohës sa po qëndrojnë në karantinë.
Rowling, po ashtu ka vendosur që të ardhurat e fituara nga ky projekt, t’i dhurojë për organizata të ndryshme të cilat i ndihmojnë personat e prekur nga COVID-19.
Edhe
J.K. Rowling i ka dhuruar 1 milion funte për ta luftuar koronavirusin në Indi
Librat e famshëm “Harry Potter” i dhanë famë botërore autores britanike. Ata e trajtojnë historinë e betejës së gjatë dhe të rrezikshme të një magjistari të ri të quajtur, Harry Potter, me të keqin Lod Voldemort, i cili ia ka vrarë atij prindërit kur ishte vetëm foshnje.
Librat të cilët janë adaptuar edhe në filma të suksesshëm hollywoodian, janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë si dhe i kanë shitur më shumë se 500 milionë kopje anembanë botës.
Over 10 years ago, I wrote a stand-alone fairy tale called
— J.K. Rowling (@jk_rowling) May 26, 2020
The Ickabog. You can read more about how, why and
when The Ickabog was written at https://t.co/MgH9NZnSAS
2/13