Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

J Balvin e ka lansuar albumin e ri “Colores”

Këngëtari kolumbian, J Balvin, po e lanson albumin e ri “Colores” në mes të krizës së koronavirusit. Duke folur në një lidhje direkte nga shtëpia e tij në Medellin të Kolumbisë, ylli i muzikës reggaeton tha se shpreson që ky incizim i ri do t’iu sjellë pak dritë dhe lumturi fansave të tij, në këtë kohë kur bota është pushtuar nga pandemia e virusit vdekjeprurës.

“Me këtë incizim thjeshtë doja të kem ndikim në lumturinë tuaj. E kam lënë anash natyrën time garuese sepse këto nuk janë kohë dhe kushte të zakonshme, për të bërë marketing dhe promovim të albumit. Por, e di që “Colores” do t’i bëjë njerëzit të ndihen mirë,” ka thënë Balvin në video-mesazhin e tij.

I pyetur nëse këngëtari është vetizoluar, J Balvin tha se po e trajton këtë pandemi me respekt dhe qetësi.

Në albumin i cili i përmban gjithsej 10 këngë, artisti i njohur latin ka vendosur që secilën këngë ta emërojë sipas një ngjyre, si dhe nuk ka përfshirë shumë bashkëpunime ngase ka dashur që adhuruesit të kenë mundësi të lidhen me të si artist.

Albumi i ri me titull “Colores” tashmë është lansuar në tregun muzikor, transmeton Koha.

 

 

Edhe J Balvin në Kosovën e izoluar, thërret për ëndrra e shpresë Kulturë J Balvin në Kosovën e izoluar, thërret për ëndrra e shpresë

Duke qenë se koronavirusi e ka shkaktuar anulimin e koncerteve dhe festivaleve muzikore kudo, J Balvin është optimist se bota dhe industria e muzikës do t’ia dalin ta tejkalojnë këtë krizë.

I konsideruar ambasadorë global i reggaetonit, Balvin është një prej artistëve më të dëgjuar në skenën muzikore.

J Balvin po ashtu është artisti i parë i muzikës reggaeton i cili ka performuar në skena të festivaleve të mëdha si: “Coachella Valley Music & Arts Festival”, “EDM festival Tomorroëland” dhe “Lollapalooza”.