Sopranoja e famshme, Inva Mula, është mjaft diskrete kur vjen puna te jeta e saj private.
Por si rrallëherë, dje artistja e mirënjohur ka publikuar një fotografi të vajzës së saj, e cila mbush 7 vjeç.
Inva së bashku me partnerin e saj, Ethem Ramadani, shtatë vite më parë u bënë prindër dhe vendosën që vajzën e tyre ta pagëzonin me emrin Nina.
Në këtë ditë të veçantë, sopranoja ka vendosur që ta urojë të bijën përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”. Ajo ka publikuar një foto të vajzës dhe shihet se sa është rritur dhe është mjaft simpatike.
“Gëzuar ditëlindjen vajza ime engjëllore!”, shkruan Inva krah fotos. Ndërkohë për ata që nuk e dinë, Nina është emri i sopranos së famshme, nënës së Inva Mulës.
{gallery}
-
Inva Mula publikon momentet e veçanta me djalin: 25 vite plot dashuri
-
Avni Mula feston 92-vjetorin, e bija i bën urim special
-
Inva Mula i jep fund historisë 11-vjeçare me Ethem Ramadanin
-
Inva Mula me të bijën në eventin e përvitshëm të “Geraldina Sposa”
-
Rita Ora uron Ditën e Nënës me një fotografi nga Rugova