Në eventin e përvitshëm të “Geraldina Sposa”, aty ku lançohen edhe trendet më të reja të modeleve të fustaneve të nuseve, personazhet Vip pjesëmarrës ishin të shumtë.
Tashmë, jetës së gjallë të personazheve VIP në evente të ndryshme, i është bashkuar edhe sopranoja me famë botërore Inva Mula. Ajo shfaqet pothuajse kudo ku ka evente të tilla dhe sidomos kulturore.
Por kësaj here ajo kishte vendosur që t’i përshtatej më së miri temës së modës, duke u impenjuar edhe vetë në një veshje të veçantë. Dhe, në fakt, ia kishte dalë. Me një veshje të zezë dhe me pjesë transparente dhe me kapele të zezë, Inva Mula dukej shumë e veçantë dhe tërhoqi shumë vëmendjen.
Me po këtë përkushtim, Inva kishte veshur edhe vajzën e saj, e cila dukej si një engjëll i bukur me veshjen bardh e zi. Nëse do të kishte një çmimi për veshjen më të mirë në event, padyshim që do ta merrnin këto dy goca/Panorama Plus.
{gallery}
-
Inva Mula publikon foton e së bijës dhe i bën dedikimin për ditëlindje
-
Dua Lipa shkëlqen me fustan të bardhë me pupla në festën para dasmës në Palermo
-
Dukjet më të bukura nga tepihu i kuq i “Grammy 2025”
-
Lady Gaga me paraqitje dramatike në Venecia
-
Dua Lipa në mesin e të veshurve më së miri në “Grammy’s”