Showbiz

“Intro” i paraprinë albumit “Melodi” të Ardianit

Është një prej këngëtarëve i cili gëzon një dashuri të madhe në Kosovë e Shqipëri, por siç tashmë dihet edhe jashtë kufijve shqiptarë.

Këngët e tij janë hite të padiskutueshme në çfarëdo gjuhe që ato vijnë, shqip, gjermanisht, por edhe ato në gjuhën angleze, transmeton Express i KTV-së.

Është ky Ardian Bujupi, apo ndryshe Magneti i gjinisë femërore.

Këngëtari qe një kohë të gjatë është duke punuar rreth albumit të tij të tretë, i cili do të publikohet në qershor të këtij viti, dhe i cili do të përmbajë gjithsej 13 këngë.

Albumit “Melodia” i paraprin projekti “Intro”, i publikuar vetëm pak orë më parë, i cili vjen në gjuhën gjermane.

Në fakt, albumi “Melodi” është më shumë i realizuar për publikun në Gjermani, pas një pauze që këngëtari pati në tregun e muzikës atje.

Nga 13 këngë të realizuara gjithsej, gjashtë prej tyre do të vijnë të vizuelizuara. Të gjitha këtë videoklipe janë thuajse në përfundim, derisa publikimi i tyre do të bëhet njëri pas tjetrit.

Por sigurisht, Ardiani është duke menduar edhe për publikun shqipfolës. Nuk do të kalojë kohë e gjatë për t’u publikuar edhe ajo këngë me videoklip.

Punë dhe vetëm punë, kështu kanë qenë këta dy vjetët e fundit për këngëtarin shqiptar. Dhe gjithë ky mund të shihet gjatë kësaj vere nga masa e gjerë.

Ndërsa sa i përket albumit, ai do të promovohet përmes koncerteve që do të mbahen në vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe Kosovën e Shqipërinë.

Mbetet të shihet se si do të priten projektet e radhës të Ardian Bujupit, por koha ka dëshmuar se çdo këngë që ai e sjell, pëlqehet nga adhuruesit e muzikës së tij.